Përfitime seksuale apo lojë? Eksperti: Pse Altin Çoku futi në kurth 27-vjeçaren
Ish-shefi i policisë Faik Basha tha në “Now me Erla Mëhillin”, se Altin Çoku e ka përdorur për të përfituar të ardhura në Tik Tok historinë me Sibela Abedinin.
Sipas ekspertit shoqëria shqiptare dashje apo pa dashje po bëhet shtysë që gjëra të tilla të ndodhin, pasi siç u shpreh ai pas publikimit të videove nga ana e Altin Çokut i cili fliste për këtë foto intime, me 27-vjeçaren, interesi ndaj tij është rritur shumë dhe ka pasur shumë ndjekës.
“Ne kemi treguar si shoqëri që i ushqejmë këto dhe rrjetet sociale janë rruga më e shkurtër për t’u bërë të gjithë bashke e për të ushqyer të gjithë bashkë këto. Unë kam parë në rrjetet sociale këtë personazh, Altin Çokun që thoshte se foton ia kishte hedhur një shok, ai kishte diku te 3500 ndjekës, ishin shqiptarë ata që po e dëgjonin.
Unë dyshoj se veprimtaria e tij ka qenë për përfitime seksuale. Unë mendoj se më tepër ka qenë për të krijuar një lojë për ta mbajtur sa më gjatë diskutimin në rrjetin social dhe duke e mbajtur sa më gjatë si diskutim, duke hedhur edhe foto, unë mendoj se ajo foto është montazh, por ai e ka përdorur për të rritur klikimet.
Ai ka rritur shikueshmërinë, ka fituar klikime i ka bërë shantazhe dhe e ka mbajtur me ditë të tëra. Ai nga kjo ka fituar shumë para. Ai kishte ngritur një histori dhe ne si shoqëri futemi për ta parë”,-tha Faik Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
- 14:39 “Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij