Vlorë| 240 peshkatarë pa kushte, anijet po ndryshken, rrezikojnë falimentimin
Në Triportin e Vlorës operojnë afro 240 peshkatarë, të cilët çdo ditë dalin në det me shpresën se grepat dhe rrjetat do të kenë bollëk. Ajo që i shqetëson ata në punën e përditshme, janë kushtet dhe infrastruktura në portin e peshkimit. Afro 80 anije peshkimi me dhjetra kapitenë dhe peshkatarë që ankorohen në Triport nuk trajtohen në mënyrën e duhur nga institucionet përkatëse. Gjendja ku ata ndodhen mund ti çojë drejt falimentimit.
“Ne në rradhë të parë na mungon që porti, korenti, uji. I shikon këto anijet si janë bërë, katrahur, s’ka ujë ti lash”, tha njw prej tw pyeturve.
Ata thonë se paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, por ky i fundit i ka lënë në harresë.
“Licesën e pagojmë, detyrimet ja pagojmë, taksën ja pagojmë, naftë nuk marrin anijet e vogla, e blejmë atje. Ja ke drita? Ke ujë? Vemi mbushim te pusi. Prej sa vitesh ka kjo situatë kështu? Tërë jetën kështu”, tha ai.
Mbi shqetësimet e tyre janë prononcuar edhe përgjegjës të sektorit të peshkimit në qytetin e Vlorës, të cilët e pohojnë të vërtetën e peshkatarëve dhe flasin për një planprojekt, i cili pritet të ndryshojë situatën në sektorin e peshkimit.
“Niveli i peshkimit në Vlorë është i organizuar me mjete primitive, grepa, trata të cilat i përdorin anijet, kushtet janë shumë të vështira, kjo krijon problematika”, tha ai.
“Tani ka filluar një plan për sistemimin e triportit, ku do të akostohen të gjitha mjetet e peshkimit, në procesin fillestar të investimit”, shtoi ai.
Peshkimi është një nga industritë bazë për qytetin bregdetar, rëndësia e të cilit po zhvlerësohet çdo vit e më shumë. Në këtë sektor jetik për qytetin, kulinarinë dhe sektorin e turizmit, mungojnë kushtet elementare të punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng