“A do i marrësh deputetë Bashës?”- Bardhi: Jam në kontakt, kolegët t’i kthehen rolit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët e PD-së që po qëndrojnë në krahun e Lulzim Bashës.
Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se deputetët demokratë që qëndrojnë krah Bashës, duhet t’i kthehen rolit të tyre të të bërit opozitë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe jo të bëjnë opozitën e opozitës.
“Kolegët besojnë një zhvillim të caktuar brenda PD-së. Unë e mirëkuptoj, por në gjykimin tim është e gabuar dhe sa më shpejtë ta kuptojnë, aq më shumë i shërbejnë interesit publik dhe interesit të Shqipërisë. Unë kam miq shumë të mirë deputetë që nuk i janë bashkuar këtij bashkimi që ka ndodhur tani në PD dhe në grupin Parlamentar.
Pjesën dërmuese të tyre unë i kam miq, janë çdo ditë të bashkuar të na bashkohen. Unë qëndroj me ta, diskutoj me ta. E kam bërë edhe me kolegët që ishin rreshtuar që ditën e parë krahë Berishës. Edhe gjatë kohës që PD ishte në konflikt mes vetes, unë bisedoja për shqetësimet e përbashkëta.
E rëndësishme është që i gjithë grupi i PD-së, është i bashkuar në pjesën dërrmuese të tij, strukturat janë të bashkuara dhe unë pres që të gjithë kolegët t’i kthehen rolit të të bërit opozitë me Ramën dhe të heqin dorë nga opozita për opozitën, sepse kjo nuk i shërben atyre”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në