Vizita e Blinken, reagimet nga opozita: Kush janë politikanët që e komentuan

15 Shkurt 2024 | 13:46

Vizita e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është komentuar dhe disa prej eksponentëve kyç të opozitës në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vuri theksin tek lidhja e forta që dy vendet, SHBA dhe Shqipëri, kanë me njëri tjetrin. Basha u shpreh se rastin e vizitave të tilla nuk ka rëndësi se kush është në qeveri, pai marrëdhëniet strategjike kalojnë përtej personave.

“Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës. Janë të tilla pasi kalojnë përtej personave, momenteve, se kush është në qeveri e kush në opozitë. Dua t’i uroj në emer të PD mirëseardhjen. T’a siguroj që PD dhe SHBA kanë dhe do të kenë një faktor kyç krenar dhe të gatshëm për të mbrojtur parimet e standardet e kësaj aleance”, tha Basha.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pyetur përse nuk do të ketë një takim midis Blinken dhe drejtuesve të opozitës, ai u shpreh se axhendën e tij e cakton DASH. Por kreu i PR shoi se vizita e Sekeratrit Amerikan të Shtetit, duhet parë si një urë të mirë komunikimi mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Mendoj se është një vizitë e një rëndësie të veçantë për shqipërinë sidomos për situatën kritike që ka rajoni, tregon marrëdhëniet e forta me Shqipërinë dhe instutucionet shqiptare. Këtu nuk flitet më për palë kur vjen Sekretari i Shtetit, këtu flitet për Shqipërinë dhe nuk mendoj se duhet të ketë interpretime të ngushta poltike, kjo do të ishte jo vetëm naive por dhe e papranueshme me një partner siç janë SHBA”, tha Mediu.

Per vizitën e Blinken, ka reaguar dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku. Përmes një postimi në facebook, Tabaku i uron mirëseardhjen, ku shkruan se përkrahja e SHBA, në këto momente është jetike.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur mbështetës më të rëndësishëm dhe partnerë më strategjikë dhe të fortë që prej kohës së pavarësisë se sa SHBA. Që prej mbështetjes së Presidentit Ëilson në 1912 e deri në këtë shekull prania e SHBA ka qenë jetike për vendin tonë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Vizita e sotme e sekretarit Blinken është një shenjë e qartë e këtij bashkëpunimi që përditë e më shumë forcohet. Në fundin e diktaturës më të egër në Europë, sekretari Baker ishte njeriu që solli erën e ndryshimit në një vend të etur për liri. Ka qenë SHBA që mbështeti procesin e integrimit dhe më tej shtytësja kryesore e hyrjes në NATO. Qe pikërisht presidenti Bush që shqiptoi realitetin e pavarësisë së Kosovës nga Tirana që i dha jetë ëndrrës së shqiptarëve, një ëndërr e mundësuar nga ndihma e presidentit Clinton në vitin e vështirë të 1999. Qe urtësia dhe angazhimi i SHBA në marrëveshjen e Ohrit që i dha mundësinë një kryeministri shqiptar të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.

Ndaj mbështetja e SHBA në këto momente kritike për vendin është jetike dhe mëse e domosdoshme; lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, përpjekja për një drejtësi që funksionon, një parlament eficent dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare duhet të jenë synimi.

Detyra jonë është te ngrihemi në një nivel tjetër, për të tërhequr investimet amerikane, për të qenë pol i rëndësishëm në globalizimin dhe zinxhirin e furnizimit. Kjo do të thotë që vendi ka nevojë për të ngritur një skemë për analizën e investimeve të huaja, për të zhvilluar konkurencën dhe meritokracinë!

Koha që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe diversifikimit të saj për të përfituar realisht kapitalin por dhe zhvillimin edhe dijen e sipërmarrjeve amerikane që smund të jenë vetëm në emër të tilla.

Për të qenë një partner realisht strategjik na duhet që të zhvillojmë realisht tregun duke zhvilluar një ekonomi tregu, kulturën e punës dhe fluksin e burimeve! Koha që mos të kënaqemi me vizita përshëndetëse por të ndërtojmë një tjetër kapitull të përbashkët zhvillimi mes vendeve tona!”- shkroi Tabaku në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026