Ambasada e SHBA: Blinken do takohet me krerët e sistemit të drejtësisë
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të zhvillojë një takim edhe drejtues të sistemit të drejtësisë, duke nënkuptuar kreun e SPAK, Altin Dumani.
“Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike”, thuhet në një postim të ambasadës.
Në axhendën e publikuar nga DASH nuk parashikohej një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, edhe pse mundësia e një takimi të tillë u përfol për ditë të tëra në mediat shqiptare që pas lajmit se sekretari Blinken do vizitonte vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë