Fruthi| Shkon 26 numri i rasteve, rreth 80% e të infektuarve të pavaksinuar

16 Shkurt 2024 | 17:47

Rastet e fëmijëve të infektuar me fruth kanë ardhur në rritje.

4 raste të reja janë identifikuar nëpërmjet analizave laboratorike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik përgjatë dy ditëve të fundit.

Burime zyrtare të ISHP konfirmojnë se numri total i fëmijëve të infektuar me fruth që prej 9 janarit ka arritur në 26.

Ekspertët bëjnë me dije se rreth 80% e fëmijëve të infektuar janë të pavaksinuar, pjesa tjetër janë me një ose dy doza vaksine, raste që po verifikohet statusi i vaksinimit.

Fëmijët e infektuar janë trajtuar kryesisht në kushte spitalore dhe vetëm një pjesë e vogël kanë qëndruar në kushte shtëpie.

Aktualisht nuk ka asnjë fëmijë të hospitalizuar.

Përhapja e fruthit erdhi pas rënies së mbulesës vaksinale, e cila në rang kombëtar ka zbritur në nivelin e 85.7% me dozën e parë dhe 92.8% me dozën e dytë.

Për pasojë rreth 14,3% e fëmijëve 1 vjeç janë të pavaksinuar.

Tirana ka dhe numrin më të lartë të fëmijëve të infekruar dhe të pavaksinuar njëkohësisht. Sipas burimve zyrtare në kryeqytet janë rreth 13 mijë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit është 73% dhe me dozë të dytë 87%, shumë larg nga mbulesa 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026