2 raste të reja me fruth, 1 në Shkodër e 1 në Tiranë. 20 fëmijë të prekur

9 Shkurt 2024 | 17:23

Zgjerohet harta e infektimeve me fruth në Shqipëri. 2 raste të reja janë identifikuar nëpërmjet analizave nga laboratori Institutit të Shëndetit Publik, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Të dy fëmijët janë të pavaksinuar dhe nën moshën 5 vjeç.

Tashmë numri i rasteve të konfirmuar me fruth ka mbërritur në 20 brenda harkut kohor të një muaji. Fëmijët e infektuar  janë të shpërndarë në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë dhe së fundi edhe në Shkodër.

Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve, kjo edhe për shkak të numri të lartë të fëmijëve të pavaksinuar.

Më herët ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se në kryeqytet janë rreth 13 mijë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit është 73% dhe me dozë të dytë 87%, shumë larg nga mbulesa 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Mjekët apelojnë për vaksinim si e vetmja formë për mbrojtjen e fëmijëve.

Bazuar në të dhënat zyratare të institutit të shëndetit publik, mbulesa me vaksinën e fruthit është në nivele të larta në Sarandë dhe Kavajë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026