Kontrabanda e cigareve, Shqipëria humbet 100 mln euro çdo vit nga tregtia ilegale
83 shtete të botës u mblodhën në Panama për të koordinuar punën në eleminimin e tregëtisë së paligjshme të duhanit, e cila në nivel global përllogaritet të jetë në nivelin e 11%, ekuivalente me 44,7 miliard dollarë.
Shqipëria ende se ka nënshkruar këtë konventë, edhe pse niveli i kontrabandës është në nivele tejet të larta.
“Sipas shifrave zyrater të pranuara nga qeveria shqiptare llogaritet në 30% ndërsa studimet tona kanë treguar që është 35-40% tregëtia e paligjshme, 100 mln euro ne humbasim nga tregëtia e paligjshme, pa llogarit dëmin që shkaktohet në shëndet publik”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin dhe alkoolin.
Futja e cigareve kontrabnadë në vend, sipas ekspertit Roland Shuperka është njëra anë. Ana tjetër është mos kotrrolli i produktit vendas.
“Ne doganojmë 3 mijë ton duhan çdo vit, kosova cdonagon 4200 dhe maqedoni 4100 tonw duhan çdo vit, dhe ka ardhur koha që edhe Ministria e Bujqësisë duhet të jetë me prezente në këtë fushë, të marr masa sa prodhohet, sa mbillet me qëllim që të kontrrolohet dhe kjo tregëti e paligjshme”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin dhe alkoolin.
Shuperka ngre zërin, për të kërkuar që vendi ynë të bëhet pjesë e konvetës për eleminimin e tregëtisë së paligjshme të duhanit, si e vetmja mënyrë për të ulur nivelet e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj