Barrierat “izolojnë” banorët, bllokohet rruga për 100 familje në Fllakë të Durrësit

16 Shkurt 2024 | 18:16

Vendosja e barrierave në rrugën e Fllakës ka penalizuar mbi 100 familje të zonës, të cilët ankohen se nuk kanë nga të dalin në autostradë, e aq më pak të kryejnë punët e tyre të përditshme.

“S’kemi as nga të hyjmë, as nga të dalim, vetëm nga ajri. Se si i bëjnë këto punë nuk e dijmë. Firma s’di gjë, do të marrë ato lekët e veta, shteti s’na ndihmon”, tha një prej të pyeturve.

Ky është shqetësimi i rreth 100 familjeve në Fllakë të Durrësit. Vendosja e kufizuesve të rrugës nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar u ka mbyllur atyre të gjitha lidhjet me autostradën Tiranë – Durrës.

“Këtë rrugë kishim, edhe këtë rrugë na e bllokuan. Kemi 30 vjet këtu, nga të fluturojmë? Nga njëra anë kemi kanalin, andej është autostrada, këtu duan ta bllokojnë, ne nga të shkojmë?”, tha një tjetër i pyetur.

“Sot kemi hallin, se jemi duke u izoluar. As nuk ka si të shkojë fëmija në shkollë, as nuk kemi si të shkojmë te spitali, as për Tiranë, as për Durrës”, tha një prej të pyeturve.

“Me shku në spital, me pas një njeri të sëmurë nga do dalim ne? Vetëm të porosisim helikopterin, që të na nxjerrin nga shtëpitë në rrugë”, tha një djalë i ri.

Jo vetëm qytetarët, bllokimi i rrugës prek dhe dhjetra bizneset e zonës, taksapagues të rregullt.

“Kemi biznese. Tani shikojeni, ka ku të kthehet kamioni këtu? 20 m kamion me 2 metra rrugë? Po na bllokojnë biznesin”, tha një tjetër i pyetur.

Për ta si përdorues rruge është shqetësuese mungesa e konsultimeve publike mes tyre dhe autoriteteve.

“Mos të kujtojnë se janë trima dhe cuba. Të vijë shteti të vejë dorë këtu, t’i shikojë. I kemi dërguar letrat në bashki. Tokë kemi boll, se shqiptarët kanë ik, tani këto pak që kemi mbetur të punojmë me njëri-tjetrin”, tha një burrë.

Barrierat mbrojtëse u vendosën nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rrugë të re, në vijim të punimeve për rehabilitimin e autostradës Tiranë-Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026