“Partia ka program, qytetarit i duket abstrakt”- Çeka: Arsyeja që zgjedhin individin
Blendi Çeka nga MRB Data Centrum tha në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, se në Shqipëri programet e partive politike nuk ngjisin te publiku.
Çeka tha se në vendin tonë nuk ka kulturë të mirëfilltë demokratike dhe mbizotërojnë klientelizmi dhe ndërveprimi me individin (politikanin).
Ai shtoi se qytetarët shqiptarë e kanë më të thjeshtë që të votojnë për një individ të caktuar dhe më pas t’i kërkojnë atij llogari lidhur me nevojat e tyre personale, sesa të ndjekin programet e partive dhe të mendojnë për të mirën e përbashkët.
“Faza e zhvillimit të shoqërisë sonë është se kontratën e bëjmë me individin. Unë e mbështes politikisht me vota, individi ka mundësi të përgjigjet nesër për këto çështjet e veta individuale. Për punë, është një lloj përfaqësuesi ligjor i joni.
Në momentin që ne votojmë për parti dhe individin e lënë thjeshtë si ekzekutues të programit të partisë, ne e kemi shumë të vështirë të bëjmë marrëveshje me partinë. Sepse partia ka program. Nuk është se nuk e kanë tentuar partitë, por nuk ngjit.
Për arsye sepse marrëdhënia me programin, se çfarë thotë partia A për arsimin, për shëndetësinë, etj, dhe mbi këtë bazë unë votoj për të me shpresën se do vijë në qeveri dhe siç ka premtuar në zgjedhje me këto politika do të përfitojë unë dhe të ngjashmit e mi, kjo i duket pak rrugë e gjatë. Prandaj kemi ngelur te individi, klientelizmi, ndërveprimi”, tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte