“Nuk më pëlqen, ta thjeshtojmë skemën”, Shehi propozon: 1 zonë elektorale

16 Shkurt 2024 | 21:54

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha këtë të premte në “Barometri”në Euronews Albania se nuk është dakord me sistemin aktual zgjedhor.

Ai ka propozuar që Shqipëria të jetë një zonë e vetme elektorale, pasi në  një vend kaq të vogël, nuk është e nevojshme ndarja në 12 zona administrative, pasi në këtë formë, sipas Shehit vota e shumë qytetarëve humbet.

“Në radhë të parë sistemi vet, produkti politik i sistemit duhet të jetë i ndryshëm nga ky që është sot. Mua nuk më pëlqen. Është një vend i vogël që ndahet në 12 njësi administrative, kolegje elektorale, por ti vendosnim emrin europian, a thua se jemi vend i madh.

Ta thjeshtojmë këtë skemë e të bëjmë 3-4  kushtetuta na e lejon për të mirë të shqiptarëve. Shqiptarët do të përfitonin që vota që kanë votuar të mos u humbasë. Kjo është e thjeshtë nuk kërkon filozofi të madhe”,-tha Dashamir Shehi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025