16-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mbërrijnë urimet nga SHBA dhe Britania e Madhe

17 Shkurt 2024 | 14:16

Këtë të shtunë, Republika e Kosovës shënon 16 vjet shtet. Në adresë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani erdhën urime nga liderë të vendeve të ndryshme.

Pavarësisht deklarimeve të fundit te ambasadorit amerikan në Kosovë, se partneriteti Kosovë – SHBA është lëkundur me vendimin për dinarin, ka qene Jeffrey Hovenier i pari qe ka përcjell urimin e presidentit të SHBA, Joe Biden.

Në urimin e tij Biden përmend partneritetin me Kosovën, derisa shton se dialogun me Serbine duhet te përmbyllet me njohje të ndërsjellët eventuale.

 “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale. Krahas kombeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.”

Urimi i dytë erdhi nga Mbretëria e Bashkuar.

Ne telegramin e tij Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve.

 “E vlerësoj lidhjen në mes të shteteve tona, dhe  shpresoj se dy vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në çështje te rëndësishme globale, qofshin ato për paqe e prosperitet apo ambienti e ngrohja globale, por nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.”

Për 17 shkurt Osmani pranoi urime edhe nga lider të tjerë te vendeve te Evropës e botës.

Kjo ditë, përveç me urime nga miq e partner, do shënohet edhe me shume aktivitete.

Ajo qe ndryshon nga vitet e tjera, këtë herë nuk do të ketë parakalim te Forcave te Sigurisë se Kosove.

Ndërsa do te ketë mbledhje solemne të qeverisë, dhe kuvendit të Kosovës, homazhe te shumta, koncerte e pritje shtetërore nga krerët e Republikës se Kosovës dhe përfaqësitë e saj diplomatike gjithandej nëpër botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026