“Serbia s’i ka respektuar marrëveshjet”- Wisner: Rruga e vetme për Kosovën

17 Shkurt 2024 | 16:56

Ish-përfaqësuesi special i SHBA për Kosovën, Frank Wisner, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli në lidhje me progresin e aritur nga Kosova gjatë 16-viteve të pavarësisë.

Wisner tha se ende Kosova nuk e ka arritur njohjen e statutit të plotë dhe shtoi se e vetmja rrugë për ta realizuar është tryeza e bisedimeve.

Ish-diplomati nënvizoi se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e Ohrit, ndaj apeloi që Prishtina zyrtare të vijojë bashkëpunimin me aleatët për të rritur presionin ndaj Serbisë deri në njohjen finale.

“Për këto 16-vite nuk ka qenë e mundur të arrihet një njohje e statutit të plotë dhe që të jetohet në paqe dhe harmoni me serbët. Kjo është një punë në progress dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave. Mund të arrihet vetëm në kombinim mes Kosovës SHBA-së dhe BE-së. Serbia deri tani ka rrezistuar në negociata dhe nuk ka respektuar premtimet e marrëveshjes së Ohrit. Ka vetëm një rrugë përpara për të shkuar te tryeza e negocimit duhen bashkuar forcat me aleatët me BE-në me SHBA-të që të vijojnë t’i bëjnë presion Serbisë që të sillet në mënyrë të përgjegjshme në interesin e saj kombëtar”, tha Wisner.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026