“Sakrifica e Jasharajave”, përlotet Goxhaj: I lumtur për brezat e lindur në pavarësi

17 Shkurt 2024 | 12:46

Sot Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë, e për këtë rast homazhe janë mbajtur në kullën e familjes së Jasharajve, të cilët u sakrifikuan për liri.

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është përlotur në studion e Euronews Albania, ndërsa në një lidhje direkte nga kulla e Jasharajve gazetari Ardit Hoxha intervistoi një djalë të vogël i cili tha “Adem Jashari ka luftuar për ne, e duam të gjithë shqiptarët”.

Goxhaj i përlotur tha se është ndjesi e madhe të shikosh që brezi që ka lindur në Kosovën e pavarur, arrin ta ndjejë sakrificën e Jasharajve për lirinë.

“Është emocionuese  që brezi që ka lindur në dekadën e fundit, arrin ta ndiejë këtë sakrificën e Jasharajve. Sakrifica e Jasharjave është sakrifica e Kosovës, për liri. Kjo Pavarësi nuk ka lidhje me Jasharajt. Ai është pjesë e grupeve të para të stërvitura në Republikën e Shqipërisë, pas veprimeve të dhunshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990 në Prishtinë dhe pas kushtetutës së Kaçanikut.

LDK organizoi grupet e para për tu stërvitur në republikën e Shqipërisë, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend i OKB që e njohu pavarësinë e Kosovës në 1991. Në atë kohë filluan trupat e para të armatosura. Këto ishin bërthamat e para që ngritën frymën e armatosur e thanë “liria vjen me luftë”. Adem Jashari bashkë me familjen e tij është viktimë e kësaj vendimmarrje, sakrificë e jashtëzakonshme.  Bernard Kouncher ka thënë se nëse do kishte një çmim Nobel për këtë  gjë, do i takonte pa diskutim kësaj familje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026