Mesazhet e forta të Pieter Feith: Tre pikat kryesore ku duhet të fokusohet Kosova
Pieter Feith, ish përfaqësuesi i BE për Kosovën ishte këtë të shtunë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania. Duke komentuar 16 vitet e pavarësisë së Kosovës Feith tha se ai kishte pritshmëri më të mëdha për shtetin më të ri demokratik të krijuar në Ballkan.
Ai tha se priste që elita politike të bëhej bashkë për të krijuar një plan afatgjatë dhe afatmesëm për ecurinë e Kosovës e jo të kishin kaq shumë mosmarrëveshje mes tyre.
Feith tha se tashmë Kosova do duhet të ndalet në tre pika kryesore në mënyrë që të ecë përpara të cilat kanë të bëjnë me unitetin e politkanëve të Kosovës, normalizimin e situatës pas luftës dhe me mbajtjen pranë të aleatëve dhe miqve.
Kisha pritshmëri të mëdha kur 16 vite më parë, kur u shpall pavarësia që bëri bashkë të gjitha forcat politike dhe liderët politk për një qëllim të vetëm. Pika ime e parë është se fatkeqësisht nuk shikoj që shoqëria dhe elita politike të tregojnë unitet të mjaftueshëm për të ecur përpara. Nuk shikoj një vullnet politik për të rëndë dakord mbi prioritetet e vendit. Mendoj se institucionet në Kosovë po funkisonojnë miurë, por ajo që unë shpresoja është se liderët politik do të bëheshin bashkë e do dilnin me një program të përbashkët për Kosovën në një plan afatgjatë dhe afatmesëm. Koha e shpenzuar me mosmarrëveshje mund të kishte qenë një kohë e harxhuar në përfitim të kosovës.
Pika e dytë, është se normalizimi i situatës pas luftës nuk është arritur plotësisht. Unë uroj që me marrëveshjen e Ohrit vitin e kaluar dhe me implementimin e programit të ndërmjetësuar nga Bashkimi europian do të ndërmerren hapa pozitivë. Por këtu janë dy palë, Kosova nuk është e vetmja, realiteti është se në këto momente nuk po shikojmë mjaftueshëm hapa drejt pajtimit dhe pavarësia e Kosovës ende kontestohet nga Serbia, ky është një lloj zhgënjimi për mua.
Së treti, kemi një kontekst dramatik të zhvillimeve gjeopolitike, me influencën që vjen nga Rusia me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që kërcënon të gjitha palët, gjë që do të thotë se duhet të jemi të qartë për këtë, se Kosova nuk është në top listën e prioriteteve të kancelarive ndërkombëtarë sikurse ishte 16 vite më parë. Ne po shikojmë edhe atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhjet po afrohen dhe në pushtet mund të vijë Donald Trump.
Në Europë duhet të tregohen flaksibël e ta përballojnë këtë çështje pa mbështetjen e miqve amerikan, ndaj kërkoj ndaj liderëve politik në Kosovë të bëhen së bashku e të tregohen sa më fleksibël në mënyrë që të bëjnë koncesionet e duhura në dialog me Beogradin dhe të sigurohen që ti mbajnë miqtë dhe aleatët në anën e tyre. Këtu kam parasysh NATO dhe Bashkimin Europian. Sa për sanksionet ndaj Kosovës unë mendoj se janë të panevojshëm e duhet të hiqen, por qeveria e Kosovës duhet të veprojë”,-tha Pieter Feith.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës