“SHBA s’është kundër”- Kulla zbulon sa dinarë serb qarkullojnë në vit në Kosovë
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër vendimit të Kosovës për dinarin, por kanë thënë se vendimi duhej të ishte konsultuar.
Komentet Kulla i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se në një vit në Kosovë qarkullojnë 1 miliardë e 200 milionë euro në dinar, që do të thotë 1/20 e ekonomisë së Kosovës.
Ai tha po ashtu se në kohën e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, Serbia po del gradualisht nga Kosova.
Ndërsa lidhur me moszhvillimin e paradës së FSK-së, Kulla tha se është një zgjedhje e zgjuar, që sipas tij, shmang tensionet dhe mesazhet për luftë.
“Parada e FSK-së sot, në 16 vjetorin e Pavarësisë, që nuk u bë, është një lëvizje e mençur, që duhet të jetë edhe e konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Sidukuet ka dashur të japë mesazhin se Kosova nuk do luftë, për të mos ndezur tensione, pra e kanë lënë ditën e sotme thjeshtë si ditë feste, pa ngarkesa të tjera.
SHBA nuk kontenstojnë vendimin për dinarin, por faktin që nuk është konsultuar qeveria. Nëse nga 2010 deri në 2020 kemi futur rifutjen e Serbisë dalngadalë në Kosovë, tani në epokën e Kurtit kemi daljen e Serbisë nga Kosova pak nga pak.
Në ekonominë e vetë, injektohen në Kosovë rreth 1 miliardë e 200 milionë euro në vit në dinar. Dmth 1/20 e ekonomisë së Kosovës. Kosova nuk po thotë që Serbia të mos ndihmojë ata, por thotë që të këmbehen në Euro, që është edhe monedha kombëtare e ndërkombëtare”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 16:09 Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times
- 16:07 Vijojnë sulmet izraelite me dronë në jug të Libanit, 3 viktima
- 16:06 Sanksionet ndaj Rusisë, Bullgaria vendos “vijën e kuqe”: Nuk lejojmë dëmtimin e ekonomisë sonë
- 16:01 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Berlin: Evropa sot ka nevojë për guxim për zgjerim
- 15:56 Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?
- 15:43 Spiunazh për Kinën, dënohen me burg dy persona në Britani