“Jam më shqiptare se ju”-Këngëtarja rumune i përgjigjet komenteve negative…

19 Shkurt 2024 | 10:19

Këngëtarja Rumune Andreea Vilcan ka përshëndetur Kosovën me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë. Ajo ka kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”, e cila është edhe një himn shumë i dashur për të gjithë shqiptarët.

E ftuar në “Good Morning Albanians”, Vilcan ka treguar edhe për komentet që ka marrë në rrjetet sociale të  cilat sipas saj kanë qenë edhe të mirë edhe të këqija. Ajo tha se shumë kanë thënë “pse po e bën këtë, ti nuk je shqiptare”, ndërsa ajo u është përgjigjur se ajo di më shumë për Shqipërinë se sa shumë prej shqiptarëve.

“Ka pasur komente pozitive dhe negative. Kanë shkruajtur, “pse po e bën ajo këtë, ajo nuk është shqiptare”. Nuk kanë qenë negative, por shumë gjykuese. Por unë u jam përgjigjur që unë jam shqiptare ndoshta më shumë se ju”,-tha këngëtarja rumune.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024