Pegmarrje dhe trafik kokaine, ekstradohen në Itali 2 persona me precedentë penal

19 Shkurt 2024 | 11:58

Dy persona me precedentë të rëndë kriminal janë ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të dy vendeve.

Shtetasi A. S. alias P. S., 40 vjeç, është ekstraduar për shkak se gjykata e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg për pengmarrje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sakaq personi i dytë i ekstraduar është shtetasi . A. A. alias  A. L., 56 vjeç, pasi është nën hetim si drejtuesi i një grupi që trafikonte kokainë në disa vende të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim, u ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

  • A. S. alias P. S., 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qellim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike;
  • A. A. alias A. L., 56 vjeç, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026