Analisti: Nëse nuk është Meta, protesta e opozitës dështon
Nesër pasdite do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë.
Analisti Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i bashkohet protestës së opozitës ajo do të dështojë.
“Nesër kryesorja është baza, se sipas teorisë brenda PD baza është në rregull por problemi janë disa deputetë. Nëse Meta nuk shkon nesër në protestë, e quaj të dështuar atë protestë. Asnjë politikan aty nuk është në nivelin e formatit të Metës. Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e federatës së partive të opozitës, ishte Vasili dhe Xhixho. Nuk kam asnjë besim te opozita e bashkuar në një kohë që nuk është e bashkuar PD. Pa u bashkuar PD nuk ka sens të bashkohet opozita. Opozita është treni dhe treni pa lokomotivë, që është PD, nuk vlen”, tha Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)