Raporti: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën

20 Shkurt 2024 | 15:15

Rusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane dhe për të zgjeruar ndikimin në Lindje të Mesme dhe Afrikë, duke krijuar kështu kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar te lufta në Ukrainë, vlerëson një institut me bazë në Mbretëri të Bashkuar.

Hulumtuesit e Institutit Royal United Services, kanë argumentuar se kombet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të luftuar Moskën dhe taktikat e saj të një lufte jokonvencionale, nëse dëshirojnë të kenë sukses në mposhtjen e Rusisë në Ukrainë.

“Përderisa lufta në Ukrainë po zgjatet, Rusia ka interes që të krijojë kriza përtej”, kanë thënë autorët Jack Watling, Oleksandr V. Danylyuk dhe Nick Reynolds, duke e përmendur edhe Ballkanin si rajon të njohur tashmë për kryerje të këtyre veprimeve të liga.

“Rusia ka interes edhe në destabilizim të partnerëve të Ukrainës dhe me ofrimin e zgjedhjeve nëpër Evropë, ekzistojnë një mori mundësish për të rritur ndasitë”, kanë thënë autorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026