Haradinaj: Kurti s’mund ta ndryshojë kursin tonë, Kosova është aleate e SHBA
Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova është aleate e SHBA-së por jo për gjithçka pajtohet me Washingtonin zyrtar.
Haradinaj thotë se kjo është një përpjekje dëshpëruese e Kurtit për të fshehur mospajtimet që ka me amerikanët pikërisht në fushën e sigurisë, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj thotë se për sigurinë e Kosovës s’mund të ketë dallime e as mospajtime me partnerët, pasi që siguria e Kosovës dhe e rajonit garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, në mënyrë të veçantë me SHBA-në dhe duke u bërë pjesë e NATO-s.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova është aleate sa i përket sigurisë globale dhe një gjë e tillë s’mund të ndryshojë pavarësisht asaj se kush e drejton qeverinë e vendit. Haradinaj ka thënë se ky është jo vetëm përcaktim por orientim i pandryshueshëm i Kosovës.
“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni. Deklaratat e Kryeministrit se, jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë. Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, ka shkruar Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Agim Nesho: Kurti është brenda një loje shumë të madhe ndërkombëtare
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës