Bomba e Luftës II Botërore në kantierin e ndërtimit, evakuohen 7500 banorë në Berlin
20 Shkurt 2024 |
21:39
Gjatë punimeve ndërtimore në Berlin, sot është gjetur një bombë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë.
Bomba do të hiqet të mërkurën, raporton “Bild”.
Mjeti shpërthyes u gjet pak para mesditës nga punëtorët në një kantier ndërtimi në lagjen Schmargendorf të Berlinit. Duke qenë se bomba nuk përbën rrezik të menjëhershëm, policia njoftoi se do të hiqet të mërkurën.
Afrimi në vendin ku ndodhet bomba është i mbyllur dhe policia do të jetë në shërbim në atë vend deri në largimin e saj. Për arsye sigurie, zona në një rreze prej 500 metrash rreth bombës u bllokua.
Sipas njoftimeve të policisë, është urdhëruar evakuimi i rreth 7500 personave që jetojnë në 30 blloqe banimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç