Pas ngjarjes u largua menjëherë në Berlin, kush është autori i atentatit në Shkodër
Policia e Shtetit ka zbardhur atentatin e ndodhur në Shkodër dy ditë më pare, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Selami Brahimit.
Autori i atentatit është shtetasi Sulejman Kapllani, 68-vjeç, i cili u arrestua në Gjermani.
Hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Shkodrës bën të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorit, i cili menjëherë pas ngjarjes ishte larguar nga Shqipëria.
68-vjeçari kishte udhëtuar në drejtim të Gjermanisë, ku falë bashkëpunimit përmes Interpolit të të dyja vendeve ai u arrestua këtë të shtunë në qytetin e Berlinit.
Selami Brahimi u qëllua teksa ndodhej brenda automjetit “Citroen C3”. Në dëshminë e tij për policinë Brahimi ka mohuar që të ketë konflikte më ndonjë person dhe theksoi se nuk mundi t’i shihte dot autorët pasi u kap në befasi.
Ai i shpëtoi mrekullisht atentatit edhe pse mori një plumb në fytyrë.
Brahimi rezulton të jetë shok i afërt pjesëtarë të fisit Lici në Shkodër. Pritet ekstradimi i autorit dhe vijimi i hetmeve për të hedhur dritë mbi motivet e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç