Inspektori i Policisë i akuzuar për korrupsion, AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës

21 Shkurt 2024 | 08:26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj një inspektori të Policisë.

Personi në fjalë është i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, në njoftimin e AMP thuhet se nga hetimi i kryer u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, gjatë kryerjes së detyrës së tij, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026