Çfarë planesh ka Argita Malltezi? Balliu dhe Hitaj: Roli i saj në protestë
Argita Malltezi, vajza e kryeministrit Sali Berisha ishte pjesë e protestës së zhvilluar një ditë më parë në protestën e opozitës.
Gazetari Arbër Hitaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se Argita Malltezi ka qenë shumë aktive kohët e fundit dhe ajo do ishte një kalim natyral në krye të pjesës së PD që drejtohet nga Sali Berisha.
“Malltezi ka qenë aktive, ka mbajtur edhe fjalë, ka një rigjallërim mediatik, mbetet për t’u parë qëllimi i saj final. Nëse do ketë një kryetar të ri te pjesa që drejtohet nga Berisha, unë shoh Malltezin në krye të saj, është qasja më natyrale duke parë edhe mosbesimin në PD pas asaj që bëri Basha.
Me atë që i ka ndodhur me Bashën, besimin më të madh Berisha do ja jepte Malltezit”, tha Hitaj.
“Ka qenë aktive dhe është më se normale që të jetë edhe më aktive. Është një person që po anatemohet nga e gjithë qeveria dhe po i përgjigjet qeverisë, i kanë arrestuar edhe burrin edhe të atin”, tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët