Babai shfrytëzonte djalin për përfitime në Tok Tok/ Aktivistja: I rrezikshëm…
Aktivistja Suela Koçibellinj, tha në “Good Morning Albanians” këtë të enjte, se babai që shfrytëzonte djalin 10-vjeçar për të përfituar në Tik Tok, ishte një person i rrezikshëm.
Sipas aktivistes, ky person përveçse i ka shkaktuar dëme të shumta fëmijës në sjellje, përbën kërcënim edhe për ish-gruan, nënën e të miturit, pasi sipas saj denigrimi dhe dhunimi i figurës së sa, mund ta çoj gruan të marrë edhe veprime pa kthim.
“Fëmija, është një fëmijë i cili nuk ka ndërtuar një model të shëndetshëm për të menaxhuar situatat e tij, sepse po e shikojmë është një fëmijë që ka reagime të tilla. Kjo është e ndikuar nga kjo gjyshe dhe nga ky baba. Është logjikë e pastër, kemi dy persona që e tregojnë modelin dhe një fëmijë që e replikon modelin. Ai nuk ka vendimmarrje, mund ti kthehet edhe nënës së tij.
Atij i kanë thënë se shikon sa i rëndësishëm u bëre, ai nuk e kupton vëmendjen e shëndetshme nga vëmendja e pashëndetshme. Babai i tij shan në çdo telefonatë bashkëshorten. Ai është një prind i rrezikshëm që rrezikon jetën efëmijës dhe të nënës, sepse ai po denigron figurën e nënës, po e dhunon figurën e nënës, mund ta nxisë edhe nënën të bëj një veprim pa kthim”,-tha aktivistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet