“Parlamenti voton ligje me porosi”- Bardhi: Ja pse e tërhoqën ligjin për amnistinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se ditën e sotme në Kuvend u votuan vetëm ligje me porosi.
Komentet Bardhi i bëri në një deklaratë për mediat, pas daljes nga Kuvendi, ku tha se ka kohë që mazhoranca nuk voton më ligje në shërbim të qytetarëve.
Ai komentoi edhe tërheqjen nga votimi i ligjit për amnistinë penale, duke thënë se ky vendim erdhi pasi në mazhorancë nuk u arritën pazaret që priteshin.
“Besoj ju e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që Parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton ligje për qytetarët, por vetëm ligje me porosi për një grup njerëzish. Pasi nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë.
Jeni dëshmitarë se si e shndërruan ligjin që duhet të përfitonin qytetarët e thjeshtë, për të përfituar zyrtarët e korruptuar, të cilët janë të dënuar ose nën hetim. Ata e kishin miratuar ligjin në komisione dhe në mënyrë jotransparente. Ligji i dytë ishte ligji i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri.
Duke shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ditë të vështira, kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, pasi dëmton interesin kombëtar të vendit. Ishte edhe ligji për zonat e mbrojtura, ku parashikohet që të gllabërohen dhe vidhen pasuritë kombëtare”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)