Kamioni del nga rruga në Tiranë, përplaset me tre makina

Foto ilustruese
22 Shkurt 2024 | 15:02

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:10 në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.

Bëhet me dije se drejtuesi i një kamioni ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar tre automjete të parkuara, ndërkohë që i dëmtur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë

Policia Kufitare e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë këtë të martë pasdite në Velipojë një shtetasi që kishte mbetur në det si pasojë e...
18:57 | 23/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë

Dy shqiptarë janë ndaluar në kuadër të hetimeve për një ngjarje tragjike që ka tronditur Italinë, ku një oficer i Policisë Vendore të Milanos humbi...
18:36 | 23/06/2026