Qindra traktorë në kufirin çeko-sllovak, protesta nga fermerë nga 10 vende evropiane
Fermerët nga Republika Çeke, Sllovakia dhe tetë vende të tjera evropiane po protestojnë sot përgjatë kufijve çekë, duke bllokuar disa pika kalimesh dhe duke kërkuar reduktim të procedurave burokratike dhe ndryshime në politikën e BE-së ndaj fermerëve.
Fermerët bllokuan me qindra traktorë pikëkalimin Hodonin-Holiç në kufirin çeko-sllovak, ndërsa në protestë u panë edhe fermerë hungarezë. Fermerët çekë dhe polakë gjithashtu bllokuan pjesërisht një vendkalim kufitar në pjesën verilindore të Republikës Çeke, ku dhjetëra traktorë ishin parkuar në anë të rrugës, njoftoi agjencia çeke e lajmeve CTK.
Dhoma Çeke e Bujqësisë njoftoi se 3000 traktorë po marrin pjesë vetëm në protestat në Republikën Çeke, raportoi Reuters.
Fermerët sllovakë kaluan gjithashtu me traktorë nëpër kryeqytetin sllovak, Bratislavë. Protestat e sotme kufitare u iniciuan nga Dhoma Agrare Çeke, e cila u bëri thirrje vendeve të tjera të Evropës Qendrore që të bashkohen.
Fermerët janë gjithashtu kundër politikës së BE-së që kërkon kufizime në përdorimin e kimikateve në bujqësi dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, gjë që i bën produktet e fermerëve evropianë më të shtrenjta se ato të importuara nga vendet jashtë BE-së.
Në protestë marrin pjesë fermerë nga 10 vende të BE-së, nga Evropa Qendrore në Balltik dhe Ballkan, njoftuan organizatorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve