Përdornin 10-vjeçarin për përfitime në Tik Tok, lihen në burg babai dhe gjyshja
Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg pa afat” për Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku.
Natasha së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjyhës fyese në rrjetin social Tik Tok.
Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10-vjeç, për arsye përfitimi, duke e mësuar të shante dhe fyente me fjalë të rënda në rrjetin social me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.
Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula jetonin në qytetin e Sarandës.
Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social Tik Tik, ku shpërndanin video me nje fjalor denigrues.
Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo e cila kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për përdorimin e të miturit për video me fjalë banale në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur