“Të dielën digjet dordoleci” – Gazetari tregon çfarë do ndodhë për Karnavale…
“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval” nisin sot me paradën e fëmijëve. Më pas të gjitha shkollat do të mblidhen në një vend të përbashkët ku njëra pas tjetrës do të ngjisin në skenë edhe shfaqjet e tyre, duke çelur kështu siparin e festimeve.
Dita e dytë e “Karnavaleve të Shkodrës” do t’u dedikohet të rinjve. Parashikohet që çdo gjimnaz të ngjitet ne skenë me një shfaqje, në bazë të minutazhit të caktuar nga grupi organizativ dhe sigurisht, në fund të shfaqjeve, njëra më e bukur se tjetra, do të shpallet një fitues. Parada e çifteve me kostume e maska veneciane do të pasohet nga një lightshow dhe një koncert surprizë.
Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga zbuloi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronws Albania detaje nga festa në kryeqendrën e Veriut që pritet të zgjasë 3 ditë dhe finalizohet ditën e diel me djegien e dordolecit që simbolizon djegien e së keqes.
Në sheshin para bashkisë së Shkodër, që sivjet ka organizuar një aktivitet shumë të madh krahasuar me vitet e tjera, ka nisur grumbullimi i nxënësve të shkollave të qytetit të cilët do të ngjisin në skenë shfaqjet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur