“Dordolecët” e Vuçiç dhe Putin digjen në karnavalet e Kroacisë
“Dordolecët” e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin u dogjën gjatë karnavalit të 211-të në Kaštel Stari në Kroaci më 13 shkurt.
“Zjarri” ishte pjesë e paradës që zhvillohet çdo vit në këtë pjesë të Dalmacisë, ku pjesëmarrësit djegin kukullat e personaliteteve të ndryshme.
Portali kroat Index ka shkruar për djegien e kukullave të liderit në rubrikën “Revista”. Në tekstin e tyre shkruhet se “trungu” i sivjetshëm përfaqësohej nga Vuçiç dhe Putin dhe përshkruhet se si ata “u ulën mbi gomarë me shprehje fytyre të zemëruar, e më pas u zhdukën në flakë”.
Vitin e kaluar, kukullat e presidentit kroat Zoran Milanoviç dhe kryeministrit Andrej Plenkoviç, të cilat u shfaqën në një aeroplan të rrëzuar, u dogjën në Kaštel Stari.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge