“Nuk pendohem, na ka nxirë jetën” – Flet 19-vjeçarja që vrau babanë në Durrës
Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se ka vrarë dhe më pas groposur babanë e saj Pëllumb Meta, 50 vjeç në Shënavlash të Durrësit.
Kur policia e riktheu në vendin e krimit për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë ajo ka thënë se i ati i torturonte dhe i kishte nxirë jetën asaj dhe të ëmës së saj.
“Nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai”, mësohet të ketë thënë e reja.
Pëllumb Meta dyshohet se u vra me 4 plumba pistolete të cilën 19-vjecarja deklaroi fillimisht se e kishte hedhur ne det dhe më pas ndryshoi dëshminë duke thënë se e kishte hedhur në një kanal pranë shtëpisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim