Portieri i njohur anglez njofton tërheqjen nga futbolli

23 Shkurt 2024 | 15:05

I njohur për paraqitjet fantastike të tij në sezonin 2011-2012 kur dhe u shpall kampion me Manchester Cityn, Joe Hart do t’i japë lamtumirën futbollit. Portieri britanik ka njoftuar tërheqjen në fund të këtij sezoni, teksa aktualisht është pjesë e Celtic në kampionatin skocez. 37-vjeçari ishte portieri bazë i 3 luanëve për vite me radhë, ndërsa në karrierë ka luajtur për disa skuadra mes tyre kampionët aktualë të Anglisë,Manchester Cityn, Tottenhamin, Burnleyn, west Hamin dhe në kampionatin Italian me Torinon apo Skoci me Celtic ku dhe u shpall kampion në 2 sezone radhazi.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Celtic, Hart konfirmoi tërheqjen në fund të këtij sezoni, ndërsa u shpreh falenderues për skuadrën nga Glasgoë. Hart u rrit në Shrewsbury Town, aty ku u dallua për talentin e tij në futboll, ndërsa debutoi në futbollin profesionist. Hapi më i madh në karrierë ishte nënshkrimi me the cityzens, por ardhja e Guardiolës zbehu disi shanset e britanikut, ku më pas vendosi për largimin e tij.

Në kampionatin anglez karriera e tij është tejet pozitive, ku u shpall 4 herë portieri i sezonit. Sa i përket paraqitjeve me 3 luanët numëron plot 75 me ekipin e parë, por ka qenë pjesë dhe e ekipeve zinxhir.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026