2-vjetori i nisjes së luftës, Meta ndan foton me Zelenskyn: PL mbështet Ukrainën

24 Shkurt 2024 | 18:37

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me dy vjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta ka ndarë një foto me presidentin Zelensky dhe shpreh mbështetjen për Ukrainën.

Sipas tij rezistenca e popullit ukrainas në luftën për liri është një frymëzim për mbarë botën.

“Dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Rusisë.

Prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri dhe dinjitet, në mbrojtje të atdheut.

Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe në mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj deri në rivendosjen e plotë të paqes dhe garantimit të sovranitetit shtetëror”, shkruan Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026