Andi Bushati rendit 3 arsyet pse Rama do të kandidojë në Durrës, Baton Haxhiu flet me shifra
Kryeministri, Edi Rama një ditë më parë la të hapur mundësinë për të kandiduar dhe në Qarkun e Durrësit, përveç Vlorës ku ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit. Gjatë emisionit “Shock”, analisti Baton Haxhiu tha se arsyeja për këtë lëvizje politike lidhet me faktin se z. Rama ka treguar kujdes të shtuar për procesin e rindërtimit në qytetin bregdetar.
“Arsyeja pse besoj se Edi Rama do të kandidojë në Durrës janë pasojat që ka lënë tërmeti atje dhe ai ka projektuar disa projekte dhe është kujdesur që banorët të kenë një kujdes nga qeveria shqiptare dhe ka qenë personalisht i angazhuar. Nga totali i mbi 32 mijë familjeve që kanë marrë ndihmë, Durrësi ka 10 700 familje dhe bëhet fjalë për një ndihmë prej 3.5 miliardë lekë. Një tjetër arsyet janë se 45 mijë banorë kanë përfituar bonus qiraje dhe janë 735 banesa në ndërtim”, tha z. Haxhiu.
Ndërsa Andi Bushati nga ana tjetër e cilësoi si degradim të regjimit përpjekjet për të fituar vota përmes ndihmave për tërmetin. “Kjo është gjëja më cinike dhe më e neveritshme e mundshme. Disa njerëzve që u ra fatkeqësi natyrore u jepen lek dhe kjo kërkohet të përkthehet në votë. Kjo për mua është fundi”, tha z. Bushati.
Arsyet e thella pse Rama po shkon drejt Durrësit edhe pse para 3-4 muajsh e mohoi një gjë të tillë janë krejt të tjera tha analisti Bushati. Ai renditi tre arsye kryesore që do ta shtyjnë z. Rama që të shkelë rekomandimin e Komisionit të Venecias që kryetarët e partive të mos kandidojnë në më shumë se një qark dhe sipas tij çdo gjë ka lidhje me llogaritë elektorale.
“E para sepse Durrësi është një pikë ku PS po humbet pikë. Edhe me rezultatin e 2017 është qyteti që në raport me numrin e votave që ka, ka marrë maksimumin e mandateve. E dyta, në Durrës ka shumë të pa kënaqur. FMN thotë se qeveria ka bërë shumë pak me fondet për rindërtimin dhe deri tani nuk janë bërë as 10% e projekteve. Pra realizimet në terren janë katastrofike. E treta është faktori Dako. Faktori Dako siç doli në përgjime tregoi se Rilindja votat i mbledh me kriminelë dhe për të mobilizuar votat e kriminelëve që kontrollonte Dako tani duhet shefi i Dakos që të mobilizoi të njëjtat banda për të pasur rezultatin e 2017”, u shpreh z. Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania