Bushati: Rama po përdor kartën e përçarjes mes PD-LSI, Haxhiu: As të bashkuar nuk i prishin punë
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania lidhur me rolin dhe fatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit, pas deklaratës së bërë dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama se bashkë me kryedemokratin Basha, në 2017 kishin një projekt për ta çuar LSI-në për skrap.
Analist Andi Bushati u shpreh se kryeministri Rama po përdor kartën e përçarjes mes PD dhe LSI, projekt që siç tha kryeministri e nisi që gjatë fushatës së 4 viteve më parë, si e vetmja shpresë për të rikuperuar më shumë frikë për mosrealizimet e tij në 2 mandate.
Sipas tij, problemi është taktika e Ramës për t’i ndarë me çdo kusht, duke përdorur për këtë qëllim sondazhe si ato që e nxjerrin LSI 2,8 për qind, që nuk ka qenë kurrë.
Me gjithë problematikat e LSI si parti klienteliste dhe familjare, ajo sipas Bushatit, është një garanci për të mos e lënë pushtetin në dorë të një personi të vetëm.
“8-vjeçari i mandatit të Ramës ka qenë një katastrofë për vendin. Por mandati më i mirë nuk ka qenë ky me tepsi, se sa ai me LSI. Në Shqipëri është më keq kur një njëri i vetëm merr gjithë pushtetet.
LSI garanci për të mos e lënë pushtetin në dorë të një banditi të vetëm”, tha Bushati.
Ndërkohë, për analistin Baton Haxhiu, Rama nuk ka nevojë ta përçajë PD-LSI pasi elektorati i PD ka një padurueshmëri ndaj atij të LSI pasi frytet e koalicionit i ka thithur LSI.
“Rama kur e ka kërkuar herën e kaluar tepsinë e plotë ka pasur parasysh lodhjen me LSI dhe natyrshëm LSI edhe në 2017 janë përpjekur ta shpërbëjnë.
Arsyeja pse LSI ka mbetur e tillë është se Basha taktikisht e bëri të pamundur të kalojë aq deputetë sa të lidhë marrëveshje me Ramën. Në zgjedhjet e kaluara duhet të kishte koalicion të përbashkët PS-PD. Fakti që PS fitoi 78 deputetë, mazhoranca e nevojshme, ishte i vështirë një koalicion me PD.
Gara në terren tregon se deklarata e Ramës kundër LSI nuk është i pambështetur”, tha analisti Haxhiu teksa shtoi se as të bashkuar LSI dhe PD nuk i prishin punë Ramës.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet