A abuzoi seksualisht Pëllumb Meta me vajzën e tij? Ja pse ka dyshime…
Një krim shumë i rëndë në familje u zbulua të premten në Durrës. Trupi i babait të 4 fëmijëve u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive, 70 metra larg banesës së tij në fshatin ShënVlash.
E bija, 19 vjeçe, studente në Tiranë mori përsipër vrasjen me pretekstin se ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj por policia dyshoi që në fillim se pas ngjarjes kishte persona të tjerë të përfshirë. Dhe në fakt ashtu rezultoi sepse ndaj të atit rezultoi se kishte qëlluar me armë djali i tij i madh Hysen Meta 25 vjeç.
Në dëshminë e tij në polici, 25-vjecari ka thënë se gjithçka ishte e planifikuar; e zgjoi nga gjumi dhe i qëlloi 4 herë të atit me pistoletën e tij të shërbimit.
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në emisionin GoodMornnig Albanians në Euronews Albania se nuk beson se dhuna ka qenë arsyeja e vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.
Sipas ekspertit, diçka më e rëndë, pa përjashtuar një abuzim seksual brenda familjes duhet të ketë ndodhur.
“Unë mendoj se ajo që është paraqitur si shkak për këtë ngjarje nuk është e vërtetë, mendoj se është një mister më i madh që do zbulohet, duket qenë se ata kanë lënë prova pas krimit. Ka diçka brenda familjes ( pa përjashtuar një abuzim seksual)”, tha ai.
Sipas avokatit Gylsen Zhllima, pozita e të pandehurit lehtësohet nëse është e tillë, sepse vrasja mund të jetë kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike.
“Të marrim një hipotezë; ai hyn nën dhomë dhe sheh diçka që nuk është e denjë, në ato momente mund të ketë marrë vendimmarrjen që ta vrasë”, u shpreh avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Na thoshte do ju vras, do ju djeg me benzinë”, Meta: I kam larë muret me gjakun tim
- U vra me planifikimin e fëmijëve, Pëllumb Meta përcillet për në banesën e fundit
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset