I diplomuar për Arte, i riu shqiptar arrestohet në “shtëpinë e barit” në Angli

26 Shkurt 2024 | 11:03

Kleon Zeneli, një 24-vjeçar shqiptar i diplomuar për Arte në Tiranë, u arrestua nga policia britanike duke u kujdesur për bimët e kanabisit, në një “shtëpi bari” në një fshat të Qarkut Durham.

Aktiviteti kriminal i Zenelit u zbulua gjatë kontrollit rutinë të pronës nga një agjent imobiliar.

Gjykata e Durham Croën dëgjoi se agjenti vizitoi shtëpinë në Clarence Street më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Prokurori, Chris Morrison, tha se i pandehuri u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabis. Bimët narkotike ishim mbjellë në dy dhomat gjumit në katin e sipërm, ku ishin instaluar sisteme lampash që nxisnin rritjen.

Agjenti imobiliar thirri policinë duke bërë që Zeneli të arrestohej.

Në total u gjetën 50 bimë kanabisi, të gjitha midis 1 dhe 2 këmbë lartësi, dhe u konsiderua se rritja kishte qenë në veprim për disa kohë.

Prokurori tha se kishte ndërhyrje në sistemin e energjisë elektrike në mënyrë që të furnizohej kultivimi i lëndës narkotike.

I pandehuri, 24 vjeçar, deklaroi në gjykatë se ishte një person i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

24-vjeçari u deklarua fajtor si për prodhimin e një droge të klasit B, por dhe për vjedhjen e energjisë elektrike.

Avokatët thanë se edhe pse i riu ishte diplomuar në Shqipëri, ai nuk mundi të gjente një punë në profesionin e tij.

Duke qenë se erdhi ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, të riut i duhej të punonte që të shlyente borxhin që u kishte personave që e trafikuan, deklaroi avokatja e tij.

Avokatja shtoi se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026