Flet në gjykatë djali i vogël i familjes: S’kam parë gjë, ku isha kur ndodhi vrasja
Mesditën e kësaj të hëne kanë dalë përpara gjykatës së Durrësit, tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e baban të tyre në fshatin Shën Vlash.
Djali i vogël i familjes, 22-vjeçari Amarildo Meta deklaroi se nuk ndodhej në shtëpi ditën e ngjarjes.
Ai tha se nuk kishte marrëdhënie me të atin pasi gjatë kohës që ai ishte në banesë, babai ishte në punë, ndërkohë që kur babai pushonte ai ishte në punë.
“Une s’di gjë hiç. Nuk kishim kontakte me babin, se unë isha në shtëpi ai ishte në punë, unë në pune ai në shtepi.
Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.
Ndërkohë nga kamerat e sigurisë Amarildo Meta është filmuar duke ndihmuar vëllain e tij Hysen Meta që të transportonin makinën e babait në zonët e Parkut Rinia pas vrasjes.
Ai akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë në zbardhjen e së vërtetës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera