“Ka qenë mendja djallëzore”, gazetari: Pse gruaja e Pëllumb Metës s’i shpëton burgut
Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.
Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.
Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.
Gazetari Eraldo Harlicaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se “mendja djallëzore” pas këtij krimi, edhe nëse nuk e ka kryer me dorën e vet, është nëna e fëmijëve.
Sipas tij Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës nuk ka për t’i shpëtuar burgut.
“Personalisht nuk mendoj se do i shpëtojë burgut se ka qenë gjithë kohës prezente në atë shtëpi, nuk ka qenë në momentin e krimit, por ka qenë pjesëmarrëse në fshehjen e kufomës. Mendimi im personal është që ka qenë mendja djallëzore e kësaj historie dhe mendoj se do shkojë pas hekurave”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në