Mark Rutte në NATO/ Kryeministri Rama: Lajm i mirë, është 100% kandidati jonë

27 Shkurt 2024 | 19:24

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania me gazetaren Alice Taylor.

Ai zbuloi se çfarë pritet të ndodh këtë javë të rëndësishme për Shqipërinë, duke nisur nga takimi me presidentin e Ukrainës, që pritet të mbërrijë sonte në Tiranë dhe duke vazhduar me dy samitet në datat 28 dhe 29 shkurt.

Rama foli mes të tjerave edhe për ndryshime të rëndësishme si ajo e zgjedhjes së kreut të ri të aleancës së NATO-s.

Ai u shpreh i kënaqur nga kandidatura e Mark Rutte, duke thënë se nëse ai është një person që mund të jetë zëri i Europës në SHBA dhe njëkohësisht zëri i SHBA-së në Europë.

Pjesë nga biseda

Alice Taylor: Sa i takon ndryshimit të udhëheqjes edhe në NATO. Mark Rutte me gjasa kandidon për postin. Si e shihni këtë? E mbështesni kandidaturën, apo do donit të shihnit tjetërkënd aty? A do të marrë tjetër rrjedhë drejtimi?

Edi Rama: Mark Rutte që largohet nga posti i kryeministrit në Holandë dhe që lë bosh ulësen e tij në Këshillin Europian, nuk është lajm i mirë për Këshillin dhe Europën. Por Mark Rutte që shkon në NATO është lajm i mirë për NATO-n.

Është 100% kandidati ynë dhe jam i sigurt se me Mark Rutten në drejtim, NATO do të ketë një politikan të zotë dhe një udhëheqës të vërtetë që di si të merret me situatat e vështira, që është dëshmuar shumë i aftë në bërjen e kompromiseve, edhe duke krijuar koalicione të pamundura. Ai është gjithashtu një person që mund të jetë zëri i Europës në SHBA dhe njëkohësisht zëri i SHBA-së në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026