Bushati: Rama po kthehet në kloun nga halli. Haxhiu: Batuta depërton e para
Kryeministri, Edi Rama një ditë pas publikimit të listës së kandidatëve për të deputetë ka nisur fushatën denigruese ndaj figurave të opozitës.
Analisti Andi Bushati e konsideron këtë fushatë negative si strategji për të shmangur llogaridhënien për 8 vitet në pushtet.
“Sa herë është në vështirësi mundohet të bëhet karagjoz. E bën sepse kërkon të shmangë bilancin që duhet të paraqesë para zgjedhjeve ku duhet të shpjegojë pse u rrit borxhi publik, pse buxheti i arsimit nuk është 5% dhe pse nuk ka krijuar vende pune”, shprehte z. Bushati.
Ndërkohë që Andi Bushati shtoi se kryeministri Rama po banalizon debatin për t’i humbur thelbin politik sipas analistit Baton Haxhiu kjo fushatë negative mund të japë efekt pasi është brenda kontekstit.
Ndërsa për dyshimet e Bushatit se PS nuk ka bilanc dhe projekt, Baton Haxhiu tha se kjo prezantohet kur nis zyrtarisht fushata.
Sipas tij kryeministri Rama ka arritur që të ndërthur tre elementë si fotografia, batua dhe e vërteta e hidhur për të zhvlerësuar kundërshtarin para syrit të publiku.
Baton HaxhIu shtoi se nëse do të ishte jashtë kontekstit atëherë stigmatizimi mundtë ketë efekt të kundërt.
“Sikurse muzika që depërton më lehtë, krijon, mobilizon për arsye se është më lehtë e kuptueshme edhe batuta dhe shakaja është e para që depërton te njeriu i zakonshëm”, deklaroi Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet