Plani i rritjes ekonomike, Rama: Platformë kyçe për përshpejtimin e hyrjes në BE
Tirana mirëpriti sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin për zgjerimin, Oliver Varehelyi kryeministri Edi Rama e cilësoi planin e rritjes ekonomike të BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor si platforma kyçe që do të përshpejtojë procesin e hyrjes në BE.
“Plani i rritjes ekonomike është faktikisht një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultati i dialogut, Është rezultat i nxitjes nga ana jonë për t’u dëgjuar për t’u kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona. Falë shkëmbimit të pikëpamjeve kemi arritur këtë objektiv të rëndësishëm për të futur në integrim diçka re që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë shpejt. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit