Aksident në Fier, makina përplas të moshuarin me biçikletë
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku i plagosur ka mbetur një shtetas 80-vjeçar.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i moshuari po udhëtonte me biçikletë, teksa është përplasur nga 48-vjeçari me automjetin tip “Volsëagen”.
80-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Fier-Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volsëagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit