Qarkullonin të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier

Qarkullonte me kallashnikov
1 Mars 2024 | 13:13

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, 2 nga të cilët vëllezër pasi qarkullonin të armatosur me armë zjarri pistoleta.

Si rezultat i operacionit të koduar “Armed” u arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier.

Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi,  por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.

2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026