Pëlqyeshmëria për liderët| Idrizi: Të njëjtët njerëz kanë dominuar politikën 33 vite
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se liderët politikë të sotëm janë ata që kanë dominuar politikën shqiptare për 33 vitet e fundit.
Komentet Idrizi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit lidhur me pëlqyeshmërine i liderëve politik.
Ai shtoi gjithashtu se pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralelisht me pëlqyeshmërinë për partitë politike që ata drejtojnë.
“Duket sikur nuk ka ndryshuar asgjë që nga 2021, që nga 2017. Në njëfarë kuptimi 51-52% vërtitet PS dhe gjithë pjesa tjetër bashkë në ato shifra që krijohet ai ekuilibri.
Këtu ka një problematik shumë të madhe sipas meje, e para këtu janë ata lidera politikë që kanë dominuar jetën politike shqiptare prej 33 vitesh. Sigurisht që për të pasur një përqasje më të saktë për pëlyeshmërinë e tyre, do të ishte racionale të kuptoja përshembull që Edi Rama në raport me ekonominë, shëndetësinë, etj.
Këtu ka një antikap me demokracinë shqiptare dhe tranzicionin e tejzgjatur. Pra nga pikëpamja formale nuk më thonë gjë këto shifra, sepse edhe nga pikëpamja institucionale sheh fanellat e ekipeve. Pra pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralel me partitë politike që ata drejtojnë”, tha Idrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump