“Politikanët janë produkt i yni”, Prifti i kthehet Qafokut: Jo s’janë të mitë

2 Mars 2024 | 13:13

Gazetari Roland Qafoku dhe pedagogu Rezart Prifti komentuan në Euronews Albania të dhënat e Barometrit lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve.

Sipas Priftit, Shqipëria nuk do kishte pasur 1 mln të ikur në 20 vjet nëse shqiptarët do pëlqenin këta njerëz.

“Në 2021 duheshin vetëm 40 mijë vota për të rrëzuar qeverinë, nëse nuk do kishte  qenë  basha po ndonjë tjetër. Nëse është kjo pëlqyeshmëria, jemi në rregull”, tha Prifti.

Ndërkohë sipas Qafokut, liderët shqiptarë janë produkt i shoqërisë sonë që sic tha nuk mund të nxjerrë liderë më të mirë se vetja.

“Ata janë produkt i ynë, ata janë ne. Ne nuk jemi popull që mund të nxjerrim liderë më të mirë se vetmja”, tha Qafoku.

“Ata mund të jenë ti, nuk janë unë, s’e  pranoj dot”, u përgjigj Prifti.

Për Qafokun, “ne do nxjerrim këta liderë që kemi nxjerrë nëse shoqëria jonë nuk  ndryshon, duke mos u ankuar vetëm në Facebook dhe të dalin në  protestë vetëm kur i thërret partia”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026