Red Bull dominon garën e parë të Formula 1

2 Mars 2024 | 19:13

Red Bull dominoi garën e parë të Formula 1 2024 në Bahrein. Max Verstappen e filloi atje ku e la vitin 2023 me një fitore të pastër. Pole position, garë dhe xhiro më e shpejtë, ishte i pesti Grand Slam në karrierën e holandezit. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Hamilton me 6 dhe Klark me 8 të tillë.

Pas pole position-it të 33, tre herë kampioni në fuqi fitoi garën e 55 në karrierë duke lënë pas shokun e skuadrës Sergio Perez me një diferencë prej 22.4 sekondash. Kjo ishte fitorja e 8 rradhazi për holandezin mes 2 sezoneve të fundit.

Verstappen u përball me një rivalitet minimal në kthesën e parë nga Charles Leclerc ku piloti i Ferrarit u përpoq ta parakalonte në start. Ishte një fitore tipike e Verstappen i cili ruajti një pilotim konstant dhe kreu menaxhim të shkëlqyer të makinës dhe gomave.

Strategji konservatore që e ndihmoi të ruante një set gomash pasi në Bahrein e filluan dhe e mbaruan me goma të buta, duke përdorur versionin e fortë vetëm për mesin e garës. Ndërsa rivalët që e filluan me setin e butë, e mbyllën me atë fortë pas dy ndërrimeve në bokse.

Ky është klasifikimi i 10’të të parëve në Cmimin e Madh të Bahreinit (si dhe ai me pikë) që u transmetua ekskluzivisht në EuroNews Albania. Gara e rradhës do të zhvillohet vetëm pas 7 ditëve në Arabinë Saudite.

Klasifikimi në Bahrein 2024

1 Verstappen (Red Bull)

2 Perez (Red Bull) +22”457

3 Sainz (Ferrari) +25”110

4 Leclerc (Ferrari) +39”669

5 Russell (Mercedes) +46”788

6 Norris (McLaren) +48”458

7 Hamilton (Mercedes) +50”324

8 Piastri (McLaren) +56”082

9 Alonso (Aston Martin) +1’14”887

  1. Stroll (Aston Martin) +1’23”216

Klasifikimi i botërorit

Max Verstappen 26 pikë

Sergio Perez 18

Carlos Sainz 15

Charles Leclerc 12

George Russell 10

Lando Norris 8

Lewis Hamilton 6

Oscar Piastri 4

Fernando Alonso 2

Lance Stroll 1

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024