Ishte me bashkëshortin, turistja spanjolle abuzohet në grup në Indi

3 Mars 2024 | 08:58

Një turiste spanjolle ka pësuar një sulm seksual në grup në lagjen Dumka teksa udhëtonte më biçikletë nëpër botë me bashkëshortin e saj.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi gjatë natës nga 1 deri më 2 mars në distriktin Dumka të shtetit Jharkhand të Indisë, një destinacion i njohur turistik.

Viktima dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin në Nepal nëpërmjet Bhagalpur, ata ishin ndalur në Dumka kur ndodhi sulmi. Sipas deklaratës së saj, çifti kishte ngritur çadrën e tyre në një vend të izoluar pranë tregut Hansdiha.

Ndërsa ajo ishte në gjumë, disa të rinj nga zona hynë në çadër dhe e përdhunuan me radhë. Ata kanë ushtruar edhe dhunë fizike, thuhet në ankesën e saj në policinë lokale.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe kanë arrestuar tre persona.

Një zyrtar tjetër përmendi përfshirjen e shtatë deri në tetë të rinjve në këtë ngjarje të rëndë.

Pas sulmit, gruaja u pranua në Qendrën Shëndetësore Komunitare Saraiyahat për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë çështje.

Oficerët thonë se ajo po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në spitalin e Kolegjit Mjekësor Phulo Jhano në Dumka.

“Ky është një incident i dënueshëm dhe policia po merr masat e duhura. Fajtorët nuk do të kursehen,” tha Mithilesh Kumar Thakur, ministër rajonal i shtetit Xhajhand.

Ambasada spanjolle në Indi ka kontaktuar autoritetet dhe ka dërguar personel për t’u konsultuar mbi ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026